• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Harmonizim i ligjeve dhe përshtatje e teknologjisë si parakusht për mbrojtjen e të dhënave

Harmonizim i ligjeve dhe përshtatje e teknologjisë si parakusht për mbrojtjen e të dhënave

Shkup, 26 janar 2024 (MIA) - Harmonizim i ligjeve, monitorim i zhvillimit të teknologjisë, përgjegjësi normative dhe ngritja e vetëdijes publike ishin në fokus të ngjarjes së sotme "Forcimi i gjyqësorit dhe mbrojtja e të rinjve në epokën digjitale" organizuar nga Qendra për Hulumtime dhe analiza juridike dhe Shoqata e Juristëve të Rinj nga Maqedonia.

Ambasadori evropian Dejvid Gir në fjalimin hyrës në ngjarje theksoise qëllimi është ngritja e vetëdijes për sfidat nga mbrojtja e të dhënave dhe të informohen njerëzit për të drejtat e tyre dhe mënyrën e përdorimit të tyre.

"Mbrojtja e të dhënave nuk është vetëm një koncept ligjor abstrakt, është një e drejtë themelore, baza e shoqërisë sonë demokratike. Ligjet duhet ta ndjekin dhe të përshtaten me teknologjinë, si pjesë e përkushtimit tonë për të krijuar një sistem ligjor që është në interesin më të mirë të qytetarëve", tha ai.

Në lidhje me Raportin e BE-së për progresin e vendit  theksoi se është shënuar progres i mirë në fushën e mbrojtjes së të dhënave, ndërsa si mangësi theksoi trajnimin e zyrtarëve publikë si dhe ngritjen e vetëdijes publike për rëndësinë e kësaj çështjeje.

Sipas Imer Aliut, drejtor i Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, kemi problem serioz në fushën e harmonizimit, duke pasur parasysh, siç tha, që qindra ligje në vend duhet të harmonizohen me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

"Ai proces nuk lëviz fare. Ne po mundohemi të jemi në kontakt me qeverinë, ata kanë dëgjuar për këtë nevojë, që duhet ta realizojmë, por fatkeqësisht kjo nuk po ndodh. Pres që në të ardhmen t'i kushtohet më shumë vëmendje kësaj, tha ai.

Si mënyrë tjetër, ai theksoi mosveprimin, përkatësisht ka urdhëruar forcimin e kapaciteteve të gjyqësorit dhe prokurorëve publikë në lidhje me të drejtën për mbrojtjen e të dhënave personale.

Ai informoi se është duke u përgatitur një strategji e re në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale, në të cilën do të parashikohen edhe sfidat që sjell shoqëria digjitale.

Natasha Gaber Damjanovska, drejtoreshë e Akademisë për gjyqtarë dhe prokurorë publikë, theksoi se nevojitet monitorim aktiv i zhvillimit të teknologjisë nga njëra anë dhe përgjegjësi normative nga ana tjetër.

Sipas saj, është e nevojshme ndërgjegjësimi i profesionistëve ligjorë dhe, siç shtoi ajo, këtë e bëjnë brenda akademisë.

Lidija Stojkova Zafirovska, kryetare e bordit ekzekutiv të Qendrës për hulumtime dhe analiza juridike, theksoi se është e rëndësishme që kjo temë të shqyrtohet nga perspektiva e personit.

"Çdo person meriton t'i garantohen disa nga këto të drejta themelore. Vetëm kështu do të bëjmë një sistem solid që do t'u përgjigjet këtyre problemeve", tha ajo.


​Kryetarja e Shoqatës së Juristëve të Rinj të Maqedonisë, Aleksandra Cvetanovska, ndau se janë të fokusuar në ngritjen e aftësive dhe njohurive dhe theksoi se vetëm me bashkëpunim të përbashkët ndërmjet organizatave dhe institucioneve të shoqërisë civile do të mund të punohet në përmirësimin e gjendjes.

Në pjesën e dytë të ngjarjes janë parashikuar dy panel diskutime të përkushtuar në përforcimin e gjyqësorit dhe mbrojtjen e të rinjve.

Ngjarja organizohet me rastin e 28 janari, ditës evropiane për mbrojtjen e të dhënave personale. Në këtë datë shënohet përvjetorit i miratimit të Konventës së Këshillit të Evropës për mbrojtjen e të dhëanve personale, dokumentit të parë ndërkombëtar ligjërisht të detyrueshëm në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe kjo datë shënohet çdo vit nga të gjitha vendet anëtare të Këshillit të Evropës, si dhe nga institucionet e BE-së. ls/

Foto: MIA

Video: Qendra për hulumtime juridike dhe analiza.

 

QËNDRONI TË LIDHUR