Guardiola: Gara për titull në Premier Ligë nuk është gati, ka edhe shumë ndeshje para nesh
- Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola e komentoi barazimin me rezultatin 2:2 me Notingem Forestin në kuadër të xhiros së 29-të të Premier Ligës.
- Post By Besnik Shuki
- 10:24, 5 mars, 2026
Mançester, 5 mars 2026 (MIA) - Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola e komentoi barazimin me rezultatin 2:2 me Notingem Forestin në kuadër të xhiros së 29-të të Premier Ligës.
"Jam i zhgënjyer nga rezultati. Përsëri kemi bërë gjithçka që duhet, kemi pasur gjasa në fund dhe gjatë tërë ndeshjes. Çdoherë tentojmë ta japim më të mirën nga vetja. Ka pasur shumë gjasa të mira, por duhej të arrijmë më shumë. Me rëndësi është të fitohet në shtëpi, por Siti po vazhdon të rritet. Penaltia e huqur? Nuk kam çka të them. Gara për titull? Para nesh është ndeshja kundër Njukasëll në Kupën FA, pastaj ndeshja në Ligën e kampoionëve në Madrid, shkojmë hap pas hapi. Jemi të mësuar të luajmë në shumë gara. Ende ka shumë ndeshje para nesh, asgjë nuk është gati", deklaroi Guardiola pas ndeshjes së mbrëmshme.
Mançester Siti është i dyti në tabelën e Premier Ligës me 60 pikë, shtatë më pak se lideri Arsenali, por ka edhe një ndeshje më pak. bsh/
Foto: EPA