• e enjte, 05 mars 2026

Emeri: Çellsi ka luajtur ndeshje fantastike kundër nesh

Emeri: Çellsi ka luajtur ndeshje fantastike kundër nesh

Birmingem, 5 mars 2026 (MIA) - Trajneri i Aston Vilas, Unai Emeri, u përqëndrua në humbjen me rezultatin 4:1 mbrëmë në xhiron e 29-të të Premier Ligës angleze.

"Çellsi ka luajtur ndeshje fantastike, ndërsa pjesa e parë ishte kyçe. U mbrojtëm dhe tentuam ta kthejmë topin, por 'blutë' kanë pasur një strukturë shumë të mirë dhe futboll të kombinuar dhe krijuan shumë gjasa. Kur Çellsi e shënoi golin e dytë, loja ndryshoi. Pas golit të tretë dhe të katërt, punët u bënë më të vështira. Dallimi mes tyre dhe neve ende është tre pikë, por tani nuk jemi në pozitën më të mirë. Aston Villa tani ka kohë t'i ndryshojë punët, ndërsa mënyra e vetme që e di është të gjejmë zgjidhje për ta kthyer vetbesimin tonë, energjinë dhe strukturën taktike. Kjo tani është përgjegjësia ime. Kemi dy muaj për t'u kualifikuar në garat evropiane sezonin e ardhshëm", deklaroi Emeri për "Bi-Bi-Si"-në.

Çellsi ka 48 pikë dhe është i pesti në tabelë, Aston Vila e katërta me 51 pikë. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR