• e martë, 03 mars 2026

LPFM: Shkëndija me një kthesë e mposhti Pelisterin

LPFM: Shkëndija me një kthesë e mposhti Pelisterin

 Tetovë, 2 mars 2026 (MIA) - Në ndeshjen e fundit të xhiros të 20-të të Ligës së Parë të Futbollit të Maqedonisë (LPFM), Shkëndija pasdite në Tetovë e  mposhti Pelisterin me  2-1.

 Kampioni aktual erdhi deri te triumfi me një kthesë të udhëhequr nga golashënuesi i dyfishtë Besart Ibraimi. Kapiteni i Shkëndijës ishte preciz në minutat e 21-të dhe 64-të, pasi Stefan Spirovski në minutën e 7 i ka dhënë epërsinë mysafirit nga Manastiri.

 Me triumfin e sotëm, Shkëndija në vendin e dytë tani mbetet katër pikë prapa liderit Vardar përpara përballjes së tyre të planifikuar për të enjten në kompleksin e FFM "Petar Miloshevski" në Shkup, në kuadër të raundit të 21-të të ligës së parë.

Tabela: Vardari 52, Shkëndija 48, Struga 43, Sileksi 38, Arsimi 26, AP Brera 26, Bashkimi 26, Tikveshi 24, Maqedonia GJP 20, Pelisteri 20, Rabotniçki 13, Shkupi 1. 

 Foto: FFM

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR