• e premte, 17 prill 2026

Arbeloa pas humbjes nga Bajerni: Arbitri e prishi ndeshjen

Arbeloa pas humbjes nga Bajerni: Arbitri e prishi ndeshjen

Munih, 16 prill 2026 (MIA) – Trajneri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa, akuzoi gjyqtarin se e prishi ndeshjen e mbrëmshme me Bajernin duke përjashtuar mesfushorin Eduardo Kamavinga në ndeshjen kthyese të çerekfinales së Ligës së kampionëve.

Ndeshja u luajt në "Alianc arena" në Munih dhe përfundoi me rezultat 4:3 në favor të ekipit vendas. Kamavinga mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 86-të për një ndërhyrje ndaj sulmuesit të Bajernit, Hari Kejn dhe më pas refuzoi ta kthente topin.

Ndeshja u drejtua nga gjyqtari slloven, Sllavko Vinçiq.

"Gjyqtari e prishi ndeshjen. Përjashtimi i lojtarëve për incidente të tilla në këtë nivel është absurd. Duket se gjyqtari thjesht harroi se Kamavinga kishte karton të verdhë. Sa përjashtime të tilla kemi parë në fazat eliminatore të Ligës së kampionëve?", tha Arbeloa në intervistën pas ndeshjes.

Trajneri gjithashtu pyeti pse kjo u ndodh vetëm klubeve spanjolle.

Bajerni e mposhti Real Madridin me rezultatin e përgjithshëm 6-4 dhe është kualifikuar në gjysmëfinalen e Ligës së kampionëve. Në gjysmëfinale, bavarezët do të përballen me PSZH-në.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR