• e martë, 14 prill 2026

ESPN: Romero do të mungojë për pjesën e mbetur të sezonit

ESPN: Romero do të mungojë për pjesën e mbetur të sezonit

Londër, 14 prill 2026 (MIA) - Mbrojtësi i Totenhemit, Kristian Romero do ta lëshojë pjesën tjetër të sezonit 2025/26 për shkak të një dëmtimi në gju që mori gjatë ndeshjes kundër Sanderlendit, bën të ditur ESPN.

Testet fillestare kanë zbuluar dëmtim të ligamentit, ndërsa ekzaminime të mëtejshme do të kryhen ditët në vijim për të përcaktuar seriozitetin e dëmtimit.

Mbrojtësi mund të jetë jashtë fushës për pesë deri tetë javë, ndërsa Totenhemi do ta bëjë të ditur këtë informacion ditëve në vijim.

Megjithatë, duke marrë parasysh se Kampionati botëror 2026 fillon për më pak se dy muaj, Romero me gjasë deri atëherë mund të rikuperohet plotësisht.

Në sezonin 2025/26, mbrojtësi shënoi gjashtë gola dhe tre asiste në gjithsej 32 ndeshje.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR