• e diel, 12 prill 2026

Arsenali i befason pakëndshëm tifozët e vet, humbje si vendas nga Burnemouth

Arsenali i befason pakëndshëm tifozët e vet, humbje si vendas nga Burnemouth

Londër, 11 prill 2026 (MIA) - Lideri i Premier Ligës, Arsenali përjetoi një befasi të pakëndshme për tifozët e vet me humbjen e sotme nga Burnemouth me rezultatin 2:1 si vendas. Me humbjen Arsenali mbeti nëntë pikë para Mançester Citit në vendin e dytë, por me dy ndeshje më shumë, ndërsa në xhiron e radhës do të luajë kundër tyre si mysafir.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Eli Zhunior Krupi në minutën e 17-të, ndërsa Arsenali barazoi nga penaltia në minutën e 35-të përmes sulmuesit Viktor Gjokeresh.

Mysafirët në pjesën e dytë ishin ekipi më i mirë në fushë dhe pas një aksioni të shkëlqyer në minutën e 74-të Aleks Skot e solli fitoren për mysafirët. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR