Real Madridi në sezonin e ri me trajner të ri
- Trajneri aktual i Francës, Didier Deshamp, është kandidati më serioz për pozicionin e trajnerit të Real Madridit. Ai pas përfundimit të Kampionatit Botëror do të largohet nga pozicioni i trajnerit të "trikolorëve", duke i dhënë fund mandatit të tij 14-vjeçar.
Madrid, 11 prill 2026 (MIA) – Trajneri aktual i Francës, Didier Deshamp, është kandidati më serioz për pozicionin e trajnerit të Real Madridit. Ai pas përfundimit të Kampionatit Botëror do të largohet nga pozicioni i trajnerit të "trikolorëve", duke i dhënë fund mandatit të tij 14-vjeçar.
Siç transmeton "RMK Sport" ai është në përzgjedhjen më të ngushtë për pozitën e trajnerit te “klubi mbretëror”.
Në Real Madrid ekziston pakënaqësi për shkak të krizës së rezultateve dhe ekziston mundësia që të mos fitojnë asnjë trofe në fund të sezonit.
Trajneri aktual, ose zgjidhja e përkohshme, Alvaro Arbeloa, nuk i ka përmbushur pritshmëritë e drejtuesve. ls/
Foto: EPA