Kejn: Për ta fituar Realin e Madridit në Ligën e kampionëve, duhet të jeni në nivelin më të lartë
- Sulmuesi i Bajernit të Munihut, Hari Kejn u përqëndrua në fitoren 4:3 ndaj Realit të Madridit mbrëmë në ndeshjen kthyese të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.
- Post By Besnik Shuki
- 11:30, 16 prill, 2026
Munih, 16 prill 2026 (MIA) - Sulmuesi i Bajernit të Munihut, Hari Kejn u përqëndrua në fitoren 4:3 ndaj Realit të Madridit mbrëmë në ndeshjen kthyese të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.
"Ishte ndeshje e vështirë. E dimë sa është vështirë të luani kundër Realit të Madridit në Ligën e Kampionëve. Qartë është se ky klub ka lidhje të veçantë me këtë garë. Për ta fituar Realin e Madridit dhe ta diskualifikoni nga Liga e Kampionëve, duhet të jeni në nivelin më të lartë. Pjesa e parë ishte pak e çmendur, Bajerni nuk e filloi mirë, por pastaj u stabilizuam. Megjithatë, mysafirët ishin të shkëlqyeshëm në kundërsulme, e ne u ndëshkuam disa herë. Në pjesën e dytë kemi vendosur të kemi durim. E dinim se do të bëhemi më të fuqishëm siç po kalonte koha dhe arritën t'i realizojmë shanset tona", tha Kejn pas ndeshjes.
Bajerni i Munihut e mundi Realin e Madridit me rezultat të përgjithshëm 6:4 dhe u kualifikua në gjysëmfinale të Ligës së kampionëve, ku do të përballet me PSZH-në. Ndeshja e parë do të luhet më 28 prill, ndërsa ajo kthyese më 6 maj. bsh/
Foto: EPA