• e premte, 25 tetor 2024

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut e dënoi Rusinë për ligjin për agjentë të huaj

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut e dënoi Rusinë për ligjin për agjentë të huaj

Bruksel, 22 tetor 2024 (MIA) – Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) e dënoi Rusinë për ligjin e saj për agjentë të huaj, të miratuar në vitin 2012, duke e vlerësuar si “arbitrar” dhe se krijon “klimë të mosbesimit”.

Gjykata ishte angazhuar nga 107 organizata joqeveritare, media dhe anëtarë të shoqërisë civile ruse. Sipas GJEDNJ, ligji “stigmatizon, ngatërron dhe zbatohet shumë gjerë dhe pa paparashikuar”. Ata shtojnë se “qëllimi i ligjit është më shumë dënim dhe frikësim se sa përgjigje për transparencën ose kërkesat e sigurisë”. 

U konkludua se ligji cenon parimet e lirisë së shprehjes, organizimit dhe të drejtës për respektimin e jetës personale dhe familjare. Edhe pse Rusia u përjashtua nga GJEDNJ në mars të vitit 2022, vendimet mbeten të detyrueshme për ngjarjet që kanë ndodhur para kësaj date.

Në mesin e të ankuarve janë organizata për të drejtat e njeriut “Memorial”, Radio “Evropa e Lirë” dhe aktivitete të shumta. 

Gjykata theksoi se sanksionet, duke përfshirë edhe gjobat dhe shpërbërjen e organizatave, përfaqësojnë shkelje serioze të lirive, duke shtuar se ligji nxit “klimë të dyshimit dhe mosbesimit ndaj zërave të pavarur”. fc/

Fotografia: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR