• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Gjoba për 137 shoferë për vozitje të shpejtë në territorin e mbarë vendit

Gjoba për 137 shoferë për vozitje të shpejtë në territorin e mbarë vendit

Shkup, 15 mars 2024 (MIA)- Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) dje realizoi kontrolle në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga se lejohet.

Në këtë aksion janë sanksionuar 137 shoferë, prej tyre dymbëdhjetë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar, kurse dy shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 70 km në orë se shpejtësia e lejuar. Poashtu është konstatuar se 53 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkullimit në vende të banimit, kurse 84 shoferë jashtë vendeve të banimit.

"Kontrollet e përforcuara në komunikacion do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë", thuhet në kumtesë.

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR