• e shtunë, 17 gusht 2024

Gjeneral- majori Sashko Lafçiski, shefi i ri i Shtatmadhorisë së Armatës

Gjeneral- majori Sashko Lafçiski, shefi i ri i Shtatmadhorisë së Armatës

Shkup, 16 gusht 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova në prag të 18 gushtit, Ditës së Armatës, nënshkroi dekret për avancimin e gjeneralit të brigadës Sashko Lafçiski në gradën gjeneral-major dhe emërimin e tij në postin e shefit të Shtatmadhorisë së Armatës.

"Me dekret të Presidentes Siljanovska Davkova, për shkak të skadimit të mandatit, ish-shefi i Shtatmadhorisë, gjeneral nënkolonel Vasko Gjurçinovski, është shkarkuar dhe emëruar këshilltar i shefit të Shtatmadhorisë së Armatrë për gatishmëri lufte dhe operacione", kumtoi kabineti i presidentes.

Pranim dorëzimi solemn i detyrës së shefit të shtatmadhorisë do të mbahet në Ditën e Armatës, 15 gusht. ls/ 

Foto: Armata

 

QËNDRONI TË LIDHUR