• e martë, 08 tetor 2024

Gjatë natës, Rusia e sulmoi Ukrainën me 20 dronë dhe raketa Iskander

Gjatë natës, Rusia e sulmoi Ukrainën me 20 dronë dhe raketa Iskander

 Kiev, 31 janar 2024 (MIA) - Gjatë natës, forcat ruse kanë sulmuar territorin e Ukrainës me 20 dronë sulmues Shahed-136/131, prej të cilëve 14 janë rrëzuar, njoftoi armata ukrainase.

 Ukraina mbrëmë nga Krimeja e pushtuar dhe rajoni i Voronezhit është sulmuar  me raketa balistike "Iskander-M", thuhet në njoftimin e armatës, të transmetuar nga mediat ukrainase.

"Me forcat dhe resurset e Forcave Ajrore, në bashkëpunim me Forcat e Mbrojtjes Ajrore të Forcave të Mbrojtjes të Ukrainës, janë shkatërruar 14 dronë të armikut në rajonet Mikolaev, Zaporizhje, Dnepropetrovsk, Kirovograd dhe Harkov", bëri të ditur armata ukrainase.

 Në sulmin në zonën e Nikolaevit, një person  është plagosur dhe është shtruar në terapi intensive, ndërsa janë dëmtuar magazinat e ndërmarrjes bujqësore dhe ndërtesa   e dyqanit ku ka rënë zjarri, saktësohet në kumtesë.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR