• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

SHBA-ja vendosi sanksione të reja kundër Hamasit në përvjetorin e luftës në Gazë

SHBA-ja vendosi sanksione të reja kundër Hamasit në përvjetorin e luftës në Gazë

Uashington, 7 tetor 2024 (MIA) – SHBA-ja vendosi sanksione të reja për rrjetin ndërkombëtar për grumbullimin e mjeteve për lëvizjen palestineze Hamas, duke e akuzuar se luan rol të madh në financimin e jashtëm të grupit. Vendimi i Uashingtonit është marrë në lidhje me përvjetorin e parë të fillimit të luftës në Gazë.

Ministria amerikane e Financave njoftoi se po vendos sanksione për tre persona dhe një organizatë bamirëse e akuzuar se është mbështetëse kryesore financiare e Hamasit, si dhe bankën All Intaj në Gazë, për të cilin besohet se kontrollohet nga grupi.

“Derisa e shënojmë përvjetorin e parë nga sulmi terrorist brutal i Hamasit, Ministria e Financave do të vazhdojë pa pushim ta dobësojë aftësinë e Hamasit dhe përfaqësuesit e tjerë destabilizues iranianë që t’i financojnë operacionet e tyre dhe të kryejnë akte të reja të dhunës”, deklaroi ministrja e Financave, Xhenet Jelen. 

“Ministria do t’i shfrytëzojë të gjitha mjetet në dispozicion që të kërkojë përgjegjësi nga Hamasi dhe ata që i lehtësojnë aktivitetet e tyre, duke përfshirë edhe ato të cilat po bëjnë përpjekje që ta shfrytëzojnë situatën që të marrin burime të mjeteve shtesë”, shtoi ajo.

Sipas saj, “Hamasi e shfrytëzon vuajtjen në Gazë që të grumbullojë mjete përmes organizatave bamirëse të cilat rrejshëm thonë se u ndihmojnë civilëve në Gazë”.

Jelen tha se në fillim të këtij viti grupi ndoshta ka fituar 10 milionë në muaj nga donacionet e tilla. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR