• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Konfiskohen armë në një shtëpi në Mitrovicë të Veriut, shpallet urdhërarrest për dy persona

Konfiskohen armë në një shtëpi në Mitrovicë të Veriut, shpallet urdhërarrest për dy persona

Prishtinë, 7 tetor 2024 (MIA) - Policia e Kosovës njoftoi se sot, gjatë bastisjes në një shtëpi në Mitrovicë të Veriut, ka gjetur dhe konfiskuar sasi të caktuar të armëve dhe materialit tjetër ushtarak, infomon korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. 

Zëvendësdrejtori i policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani në një deklaratë për mediat informoi se, mes tjerash, janë konfiskuar një pushkë automatike dhe bomba dore, ndërsa për dy persona është shpallur urdhërarrest. 

"Sot rreth orës 13 pas pranimit të informacionit se në një vend të caktuar në Mitrovicë të Veriut mund të ketë substanca narkotike, Policia e Kosovës ka zhvilluar bastisje. Gjatë bastisjes në këtë shtëpi policia ka zbuluar dhe sekuestruar: një AK-47, dy granata dore M-75, dy radiolidhje, dy antiplumba, kapelë, dorëza, çanta ushtarake, karikator të zbrazët e të mbushur me fishekë të pistoletës, harta, rrip brezi, sprej, thikë, shall kamufllazhi etj. Dy  persona të dyshimtë njëri me iniciale A.J. i lindur me 1992 dhe V.J. i lindur me 1978 nuk janë hasur në shtëpi por tashmë janë shpallë si persona në kërkim", deklaroi Elshani. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR