• e shtunë, 23 nëntor 2024

Velt Am Zontag: NATO stacionon 49 brigada të reja në Evropë

Velt Am Zontag: NATO stacionon 49 brigada të reja në Evropë

Bruksel, 7 tetor 2024 (MIA) - NATO planifikon të rrisë forcat e saj duke vendosur 49 brigada të reja luftarake, që përfaqësojnë rreth 250,000 ushtarë, në mënyrë që të parandalojë agresionin rus kundër Evropës.

Këtë informacion e publikoi Velt am Zontag  (Welt am Sonntag), duke iu referua planeve të besueshme të Ministrisë gjermane të Mbrojtjes, deri tek të cilat arriti ky medium. Themelet për këtë rritje, si pjesë e mbrojtjes së NATO-s kundër një sulmi të mundshëm nga Rusia, u hodhën nga dy prej komandantëve më të lartë të NATO-s, gjenerali amerikan Kristofer Kavoli dhe admirali francet Pjer Vandije. Kjo është një nga detyrat kryesore të sekretarit të ri të përgjithshëm të Aleancës, Mark Rute, i cili e mori detyrën javën e kaluar, transmeton tportal.hr.

Më parë mendohej se për NATO-n nuk janë të mjfatueshme 82 brigada, ose rreth 400.000 trupa, por vlerësimet e reja tregojnë se numri minimal i forcave të nevojshme është 131 brigada, me nga 5.000 ushtarë në secilën,  që do të nënkuptonte një total prej rreth 650.000 ushtarësh. Gjithashtu është planifikuar të rritet numri i trupave nga gjashtë në 15 dhe shtabet e divizioneve nga 24 në 38.

Përveç rritjes së numrit të ushtarëve, Aleanca planifikon të rrisë rezervat e saj të armëve, duke përfshirë sistemet e mbrojtjes ajrore, municionet, armët precize dhe automjetet. Numri i sistemeve të mbrojtjes ajrore, siç janë Patriot, Iris-T- SLM dhe Skyranger, duhet të rritet nga 293 në 1467. Gjithashtu është planifikuar rritje e numrit të helikopterëve nga 90 në 104.

Në artikullin theksohet se këto kërkesa për rritje vlejnë për të gjithë 32 anëtarët e NATO-s, kurse detyrimet e secilit vend do të varen nga kapacitetet ekonomike dhe numri i popullsisë. Për krahasim, rritja e NATO-s prej 250.000 ushtarësh është e barabartë me katër ushtri tokësore gjermane (që numërojnë 62.000 ushtarë) dhe është dyfishi i të gjithë forcave të armatosura franceze (114.000 ushtarë ) dhe pothuajse gjysma e forcës tokësore të SHBA-së prej 453.000 ushtarë.

Për të pajisur forcat e reja në një shkallë të tillë, sipas standardeve të ushtrisë gjermane, do të nevojiteshin të paktën 1200 tanke, 2700 mjete luftarake këmbësorie, më shumë se 3000 transportues të blinduar dhe 900 sisteme artilerie të kalibrit të madh, shkruan "Defense Express".

Sipas standardeve ushtarake amerikane, do të kërkohej një numër i ngjashëm i pajisjeve ushtarake: 1300 tanke, 2300 automjete luftarake, 5000 transportues të blinduar të personelit dhe 1200 topa dhe sisteme artilerie raketore. Pavarësisht standardeve të përdorura, këto janë burime të mëdha financiare që nevojiten për të pajisur 49 brigadat e reja luftarake. ls/

Foto: Arkiv 

 

QËNDRONI TË LIDHUR