• e premte, 27 dhjetor 2024

Gërxhaliu: Shqetësues është transferimi i investimeve dhe kapitalit nga Kosova në vendet e rajonit

Gërxhaliu: Shqetësues është transferimi i investimeve dhe kapitalit nga Kosova në vendet e rajonit

Prishtinë, 13 maj 2024 (MIA) - Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, konsideron se është shqetësues fakti që institucionet e Kosovës sa i përket ekonomisë janë të orientuara që të gjithë të jenë të barabartë në varfëri dhe jo në zhvillim dhe stabilitet.

Gërxhaliu shton se transferimi i investimeve dhe kapitalit nga Kosova në vendet e rajonit është shumë shqetësues, transmeton Economija Onlajn.

“Dhe ajo brenga tjetër që askush nuk po e vëren është një ikje në heshtje e kapitalit të bizneseve kosovare në vendet e rajonit dhe më gjerë. Po të shkoni në Maqedoni, Shqipëri, Mal të Zi edhe Slloveni e vende tjera evropiane ju do të habiteni me numrin e investitorëve nga Kosova që investojnë në kapitalin e atyre vendeve dhe kjo duhet të jetë brenga më e madhe", tha ai.

Kjo tregon se nuk duhet gjithmonë të numërohet sa investitorë largohen nga Kosova, por çka bëjnë institucionet që t’i motivoj të mbesin në Kosovë

Siç shton, ikja e fuqisë punëtore dhe interesat e larta bankare, janë disa nga problematikat që sipas ish-kreut të OEK-ut po e “ngulfatin” sektorin privat në Kosovë.

Gërxhaliu ka përmendur edhe barrierat dhe vështirësitë e të bërit biznes në vend. Thotë se Kosova po rrezikon të shndërrohet në një politikë majtiste.

“Definitivisht ndër arsyet kryesore është stabiliteti ekonomik që Kosovës po i mungon. Në rend të dytë e kemi një burokraci të politizuar dhe në rend të tretë qasja institucionale shumë më tepër drejt një ekonomie majtiste se sa djathtiste dhe iniciativa që të shikohet biznesi për tu gjobitur jo për tu mbështetur është një arsye shtesë kur krejt kësaj i shtohet fakti që nuk ka një dialog të mirëfilltë publiko-privat", tha Gërxhaliu, transmetoi Ekonomija Onlajn. ls/

Foto: Printskrin "Ekonomija onlajn"

 

QËNDRONI TË LIDHUR