• e shtunë, 17 gusht 2024

Frekuencë e shtuar e automjeteve për hyrje në Tabanoc dhe dalje në Bogorodicë por pa ndalesa më të gjata

Frekuencë e shtuar e automjeteve për hyrje në Tabanoc dhe dalje në Bogorodicë por pa ndalesa më të gjata

Shkup, 9 gusht 2024 (MIA) - Në VK Tabanoc për hyrje dhe VL Bogorodicë për dalje nga shteti, ka frekuencë të rritur të automjeteve, gjë që është karakteristike për periudhën verore, por njëjtë si dhe në vendkalimet tjera, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka ndalesa më të gjata, kumtoi LAMM.

Komunikacioni në rrugët tjera shtetërore po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur.

Rekomandohet shpejtësi e përshtatur e lëvizjes, respektim i sinjaleve të vendosura të komunikacionit, drejtim i kujdesshëm i automjeteve, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia për rrëshqitje të dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. ls/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR