• e enjte, 26 dhjetor 2024

Tripunovski në takim me pemëtarët dhe bujqit nga Dellçeva, Pehçeva dhe Berova

Tripunovski në takim me pemëtarët dhe bujqit nga Dellçeva, Pehçeva dhe Berova

 Dellçevë, 17 gusht 2024 (MIA) - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Cvetan Tripunovski sot në mëngjes ka mbajtur takim pune me pemëtarët dhe bujqit nga Dellçeva, Berova dhe Pehçeva. Qëllimi kryesor i bisedimeve ishte plasmani dhe blerja e kumbullave nga rekolta e sivjetshme, e cila arrin në rreth 2500 tonë për këto tri komuna.

"Fatkeqësisht, kultura është në gjendje të keqe, sepse në fillim të vitit ka pasur breshër, ndërsa për këtë ka kontribuar edhe moti i nxehtë, thjesht të gjitha kumbullat që priten do të jenë kryesisht të destinuara për industri. Ajo që u kam përcjellë bujqve është se si Ministri jemi në negociata serioze për një blerës nga Serbia fqinje, i cili do të blejë një sasi të madhe kumbullash nga ky rajon dhe blerës shtesë për të gjithë sasinë prej 2500 tonë, për të blerë rekoltën, të mos na mbetet", tha Tripunovski. 

 Ajo që si Ministri sot në emër të Qeverisë iu premtua bujqve, shtoi, se nuk do të lihen vetë.

 

Paralajmëroi se bujqit do t'i marrin paratë brenda dhjetë ditëve menjëherë pas përfundimit të rekoltës, për të kompensuar shpenzimin dhe për të qenë stimul për vitin e ardhshëm.

 Mbështetja, siç potencoi, do të realizohet me programe dhe masa konkrete që do të nënkuptojnë zgjidhje afatgjatë të problemit me plasimin e kumbullave, që nga ana tjetër do të nënkuptojë rritje të eksportit në pjesën e  përpunimit të produkteve primare bujqësore. do të ketë efekte dhe në vetë ekonominë.

 Tripunovski për vitin 2025 paralajmëroi financimin e ndërtimit të distilerive dhe objekteve përpunuese me qëllim që problemi të zgjidhet në afat të gjatë, e jo si më parë nga viti në vit, vetëm për të kaluar vitin.

Foto: MIA 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR