Filipçe: Kredia nga Hungaria është plan biznesi i Mickoskit në dëm të qytetarëve
- Vënia e shtetit në peng ekonomik dhe politik të një vendi tjetër është një hap shumë i gabuar. Tre gjenerata do t'i kthejnë huazimet e kryeministrit Hristijan Mickoski dhe VMRO-DPMNE-së, pas të cilave fshihen qëllimet e dukshme të turbullta, thekson kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 11:51, 17 gusht, 2024
Shkup, 17 gusht 2024 (MIA) - Vënia e shtetit në peng ekonomik dhe politik të një vendi tjetër është një hap shumë i gabuar. Tre gjenerata do t'i kthejnë huazimet e kryeministrit Hristijan Mickoski dhe VMRO-DPMNE-së, pas të cilave fshihen qëllimet e dukshme të turbullta, thekson kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.
Siç njofton LSDM-ja, ai në një intervistë për të përjavshmen Fokus, vlerëson se kredia nga Hungaria është në fakt plan biznesi i Mickoskit, i cili me siguri do të shkojë në dëm të qytetarëve.
"Mickoski akuzoi LSDM-në për gjoja nënshtrim ndaj BE-së, ndërsa tani ai personalisht është nënshtrues më i madh i Hungarisë, një vend me tendenca të hapura prolindore dhe me një rol të paqartë në kuadër të Bashkimit Evropian. Me një borxh të tillë ndaj Hungarisë, nuk ka dyshim se vendimet politike dhe i gjithë orientimi strategjik i vendit do të jenë nën ndikimin e fortë hungarez. Por ky është një problem, problemi tjetër është korrupsioni potencial që po përgatitet me këto para", deklaroi Filipçe
Një nga arsyet e një kredie nga një vend, e dhe jo nga një institucion financiar, sipas tij, është më pak kontrolli se si do të shpenzohen paratë.
"Kjo do të thotë se këto para do të shpenzohen në mënyrë të pakontrolluar që absolutisht do të thotë se do të ketë shumë korrupsion. Sipas informacioneve tona, VMRO-DPMNE edhe për pjesën që ka të bëjë në projekte nga komunat tashmë është duke negociuar me kompani që do të punojnë në projekte, me ç'rast do të jemi dëshmitarë të shpërndarjes së bizneseve të afërta me VMRO-DPMNE-në", thotë Filipçe.
Faturat nga marrëveshja me Hungarinë, konsideron Filipçe, ndërsa fillimisht do t'i shohim edhe faturat e tjera dhe interesat e biznesit që fshihen pas marrëveshjes së kredisë.
Sa i përket Kodit Penal, Filipçe synon që Ministria e Drejtësisë tashmë të ketë një Kod të ri Penal që është përgatitur për një kohë të gjatë nga një grup pune të ekspertëve. Kujton se i ka bërë thirrje kryeministrit Mickoski që tekstin e përgatitur ta kalojë në debat publik dhe të miratohet sa më shpejt, por thotë se propozimi i tij është refuzuar shpejt nga lideri i VMRO-DPMNE-së në pushtet.
"Në Kodin e ri Penal, që insistoj të miratohet, ka dispozita të reja që sanksionojnë keqpërdorimin e pozitës dhe kompetencat zyrtare dhe kjo ishte përgjigjja ime për të gjitha spekulimet se po e ofrojmë për një lloj amnistie të fshehur ndaj zyrtarëve të qeverisë së kaluar", theksoi Filipçe.
Ai mohon se ndryshimet në Kodin Penal, të miratuara nga ana e Qeverisë së LSDM-së dhe BDI-së, kanë pasur për qëllim shpëtimin e funksionarëve të këtyre partive politike.
"Mendoj se është gabim të akuzohemi edhe më tutje se kjo është bërë për të mbrojtur funksionarët e Qeverisë së LSDM-së nga kriminelët e supozuar, kur pikërisht ata udhëheqës nga VMRO-DPMNE më shumë kanë përfituar nga ato ndryshime dhe tani janë në funksione të larta", thotë Filipçe.
Ai konsideron se nuk ka arsyetim pse teksti i ri i Kodit Penal duhet të mbetet në sirtar, kur nuk është vetëm angazhim i LSDM-së si partia e mëparshme në pushtet, tani opozitë, por është edhe obligim nga agjenda reformuese e Bashkimit Evropian.
Lidhur me faktin se besimi në gjyqësor gjatë qeverisjes së LSDM-së ka rënë shumë, Filipçe konsideron se ishte gabim që nuk i realizuan të gjitha projektet e parapara në Strategjinë për Reforma në Drejtësi, por edhe sepse u miratuan shumë reforma dhe ligje kyçe.
"Të mos harrojmë se në këtë fushë janë miratuar më shumë se 20 ligje apo ndryshime ligjore. E përmenda se edhe ligji i ri penal ishte në fazën përfundimtare. Në fund të fundit, ishte Qeveria e LSDM-së ajo që kërkoi nga Brukseli dërgimin e misionit vlerësues për Këshillin Gjyqësor dhe sipas rekomandimeve të ekspertëve evropianë, filloi puna për ndryshimet në ligjin për Këshillin Gjyqësor. Me sukses u realizua skriningu për kapitujt 23 dhe 24 i cili u përgatit dhe u pranua nga Brukseli. Të gjitha këto rezultate nuk janë neglizhim dhe tregojnë se LSDM-ja ende ka pasur synim të sinqertë sa i përket proceseve në gjyqësor", tha Filipçe.
Në lidhje me kërkesën e VMRO-DPMNE-së, të shpërndahen Këshillat e Gjykatësve dhe Prokurorëve, Filipçe përkujton se LSDM-ja tashmë qartë e ka thënë qëndrimin e saj, se çdo reformë në gjyqësor duhet të monitorohet dhe miratohet nga komuniteti ndërkombëtar.
Foto: LSDM