• e shtunë, 23 nëntor 2024

Fotografi e përbashkët Qeverisë së re pa ministrat nga VMRO-DPNE

Fotografi e përbashkët  Qeverisë së re pa ministrat nga VMRO-DPNE

Shkup, 28 janar 2024 (MIA) - Në fotografinë e përbashkët pas votimit të Qeverisë teknike nuk ishin ministrat të cilët vijnë nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Pançe Toshkovski dhe Gjoko Velkovski të cilët në 100 ditët e ardhshme do të kryesojnë me ministrinë e Punëve të Brendshme dhe me ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale.

Kryeministri Talat Xhaferi në deklaratën e dhënë pas zgjedhjes së Qeverisë së re, i porositi qytetarët të jenë të qetë sepse edhe ata ministra kanë obligim ligjir t'i përgjigjen obligimit që e kanë marrë.

"Meqenëse puna e Qeverisë do të jetë thelbësore së bashku me ta, sepse edhe ata njejtë si edhe ne që jemi në fotografi kanë obligim ligjor t'i përjgigjen obligimit që e kanë ndërmarrë nga ju përmes atyre që votuan për përbërjen e Qeverisë, por ai obligim është ndërmarrë edhe nga ata që nuk votuan fare, që nuk ishin në sallë. Ajo është fotografia që jeni mësuar ta shihni edhe në punën e Kuvendit - para kamerave flitet një gjë, ndërsa prapa kamerave tjetër gjë, kur duhet të punohet, komunikimi është tjetër. Prandaj mos u shqetësoni, rrini të qetë, unë do të jap gjithçka nga vetja, së bashku me ekipin i cili në emrin tuaj është përpiluar sot t'i përmbushë pritjet tuaja. Secili që do të veprojë në kundërshtim, ndeshet me ligjin. Në këtë shtetka shumë ligje dhe rregulla që duhet të zbatohen", deklaroi Xhaferi.

Qeveria treknike u votua me 65 vota "për" dhe tre "kundër". Në mbledhje morën pjesë 111 deputetë. Deputetët e VMRO-DPMNE-së u përmbajtën nga votimi i qeverisë teknike. ab/

Foto: МIА 

QËNDRONI TË LIDHUR