• e shtunë, 23 nëntor 2024

Forum i hapur për antikorrupsion

Forum i hapur për antikorrupsion

Shkup, 6 dhjetor 2023 (MIA) - Qendra e Maqedonisë dë Veriut për bashkëpunim ndërkombëtar (QMBN) në kuadër të Programeve "Qytetarët kundër korrupsionit" dhe "Rrjeti rajonal për antikorrupsion" (SELDI), sot dhe nesër në Shkup e organizon "Forumin e hapur për antikorrupsion".

Siç informoi QMBN, qëllimi i këtij forumi është pjesëmarrësit përmes diskutimeve të flasin për sfodat e antikorrupsionit me të cilat po përballet shoqëria dhe bashkarisht të diskutojnë për masat dhe politikat të cialt ndërmerren dhe duhet të ndërmerren në këtë fushë.

"Forumi do të sigurojë pjesëmarrje të një numri të madh të palëve të prekura të cilat në panel diskutime dhe sesione paralele do të debatojnë për përmbushjen e premtimeve në luftën kundër korrupsionit; për atë se si të përmirësohet bashkëpunimi në këtë fushë mes sektorit publik, qytetar dhe afarist; do ta aktualizojë çështjen prë atë se sa kushton lufta kundër korrupsionit dhe përse ajo është temë relevante për sektorin privat. Krahas kësaj, do të bëhet fjalë edhe për rolin e transparencës institucionale për parandalim të korurpsionit dhe për hetimet e bazuara në raportime mediatike si vegël e rëndësishme në luftën kundër korrupsionit. Të gjitha diskutimet do të organizohen në dy panel diskutime kryesore dhe tetë ngjarje paralele", ceket në paralajmërimin e QMBN.

Në Forum pritet të prezantohen Raporti për vlerësim të korrupsionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Performanset antikorruptive në furnizimet publike të institucioneve të pushtetit qendror dhe lokal dhe Raporti vjetor për evaluim komparativ për furnizimet publike në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në ditën e parë të Forumit, siç lajmërojnë nga QMBN, do të flasin presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Evropian, David Gir, Don Karmin, drejtoreshë e USAID-it për demorkaci dhe sundim të mirë, zëvendëskryetarja e Qeverisë e angazhuar për politika për sundim të mirë, Sllavica Gërkovska dhe revizori kryesor shtetëror nga Enti shtetëror për revizion, Maksim Acevski.

Programi "Qytetarët kundër korurpsionit" është financiar nga Agjencia amerikane për zhvillim ndërkombëtar në Republikën e Maqedonisë së Veriut USAID, ndërkaq e zbaton Qendra e Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim ndërkombëtar (QMBN), në partneritet me Qendrën për komunikime qytetare (QKQ), Institutin për demokraci "Societas Civilis", Shkup (IDSCS), Odën ekonomike të Maqedonisë së Veriut (OEMV), 360 gradë, Laboratorit hulumtues raportues, Maqedoni (IRL) dhe Rrjetit ballkanik hulumtues raportues, Maqedoni (BIRN). Programi "Rrjeti rajonal për antikorrupsion" (SELDI) mbështetet nga BE-ja. ab/

Foto: МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR