• e enjte, 15 gusht 2024

Forcat ajrore të Ukrainës: Rusia e sulmoi Ukrainën me 38 dronë dhe dy raketa balistike

Forcat ajrore të Ukrainës: Rusia e sulmoi Ukrainën me 38 dronë dhe dy raketa balistike

Kiev, 13 gusht 2024 (MIA) - Rusia mbrëmë ka gjuajtur 38 dronë kamikazë dhe dy raketa balistike "Iskander-M" në drejtim të Ukrainës, kumtuan Forcat ajrore të Ukrainës, cituar nga mediat britanike.

Tridhjetë nga dronët u shkatërruan mbi disa rajone të Ukrainës, kumtuan Forcat ajrore të Kievit në Telegram. Nuk është e qartë se çfarë ndodhi me ata dronë që nuk u rrëzuan.

Nga ora 04:20 sipas Griniçit, është shpallur alarm i ri ajror në gjithë Ukrainën për shkak të kërcënimit nga sulme të reja, kumtuan Forcat ajrore ukrainase në një mesazh tjetër në Telegram.

foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR