• e enjte, 26 dhjetor 2024

Fillon gjyqi ndaj Trampit për aferën me yllin e pornos

Fillon gjyqi ndaj Trampit për aferën me yllin e pornos

Uashington, 22 prill 2024 (MIA) – Donald Tramp sot do të ketë mundësinë të dëgjojë nga prokurorët se si e ka shkelur ligjin me pagesën sekrete të supozuar të yllit të pornos gjatë fushatës së tij në vitin 2016. Ky është gjyqi i parë penal ndaj një ish-presidenti amerikan.

Gjyqi do të nisë me fjalimet hyrëse të prokurorit, ndërsa fjalime hyrëse do të kenë edhe avokatët e kandidatit republikan për president.

Tramp përballet me katër gjyqë të veçanta, por ky mund të jetë i vetmi që do të ndodhë përpara zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit.

Prokurorët pretendojnë se ish-avokati i Tramp, Majkëll Kohen i ka paguar 130.000 dollarë yllit të pornos për të mbajtur heshtje për një takim të dyshuar seksual me Tramp një dekadë më parë.

Tramp është deklaruar i pafajshëm për 34 pikë nga akuza për falsifikim të të dhënave të biznesit të sjella nga Prokurori i Qarkut të Manhetenitn, Alvin Breg dhe mohon të ketë pasur marrëdhënie seksuale me Daniels.

Shumë ekspertë juridikë e konsiderojnë këtë rast si më pak të rëndësishëm. Një vendim nuk do ta skualifikonte Trampin nga marrja e detyrës, por mund të dëmtonte kandidaturën e tij.

Një sondazh i Rojters/Ipsos tregon se gjysma e votuesve të pavarur dhe një në katër republikanë thanë se nuk do të votonin për Tramp nëse ai dënohet për vepër penale. ls/ 

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR