• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ukrainë: Aeroplani i "Azerbejxhan erllajns" është qëlluar nga mbrojtja kundërajrore ruse

Ukrainë: Aeroplani i

Kiev, 26 dhjetor 2024 (MIA) - Drejtori i Qendrës ukranase për luftën kundër dezinformatave, Andrij Kovalenko, ka njoftuar sot në Telegram se aeroplani i kompanisë "Azerbejxhan erllajns", që u rrëzua dje në afërsi të qytetit Aktau në Kazakistan, është qëlluar nga mbrojtja kundërajrore ruse.

Ai dërgoi kritika drejt Rusisë për shkak të asaj që nuk është mbyllur hapësira ajrore mbi kryeqytetin e Çeçenisë, Grozni, gjë që mund të kishte parandaluar tragjedinë.

"Aeroplani u dëmtua nga rusët dhe u orientua në Kazakistan në vend që të ulej menjëherë në Grozni dhe në këtë mënyrë të shpëtonte jetë", shtoi Kovalenko.

Në aeroplan kishte 67 persona, ndërsa sipas informacioneve, jetën e kanë humbur 38 persona.  rq/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR