• e enjte, 26 dhjetor 2024

Fillon edicioni i katërt i Festivalit të filmit pa zë dhe klasik në Kinotekë

Fillon edicioni i katërt i Festivalit të filmit pa zë dhe klasik në Kinotekë

Shkup, 10 shtator 2024 (MIA) - "Qeni andaluzian" në regji të Luis Bunjel, një nga veprat më me ndikim në historinë e kinematografisë sot do ta hapë edicionin e katërt të Festivalit të filmit pa zë dhe klasik në Kinotekën e Maqedonisë.

Siç informojnë nga Kinoteka. projeksioni i filmit është i shoqëruar me muzikë në interpretim të pianistit Millosh Stanojeviq, fitues i shumë çmimeve.

Pjesë e programit të edicionit të katërt të Festivalit i cili do të zgjatë deri më 16 shtator janë edhe "Sharmi diskret i burzhoazisë", "Alisa në vendin e çudirave", "Rrëfimi", "Zhan Mari Shtraub dhe Daniel Huje punojnë në film të bazuar në fragmentin nga romani i Franc Kafkës 'Amerika'", "Shprehja e duarve", "Koha kalon nëpër qytet", "Bukuroshja", "Si të jetohet në Frg", "Biseda", "Porti", "MARSH! MARSH! TRA-TA-TA!", "Letra", "Kur isha fëmijë", "Vajza dhe ehoja" dhe "Shantazhi".

Realizimi i Festivalit të filmit pa zë dhe klasik është mbështetur nga Ambasada e Spanjës në Maqedoni, nga qendra kulturore serbe në Shkup, Instituti-Gete Shkup, Instituti FAME'S. ab/

Foto: Kinoteka

QËNDRONI TË LIDHUR