Filloi Samiti i Komunitetit Politik Evropian
- Kryeministri hungarez Viktor Orban sot në hapjen e samitit të Komunitetit Politik Evropian në Budapest, tha se duhet të gjenden mënyra për kthimin e paqes në Evropë.
- Post By Sara Ademi
- 13:43, 7 nëntor, 2024
Budapest, 7 nëntor 2024 (MIA) - Kryeministri hungarez Viktor Orban sot në hapjen e samitit të Komunitetit Politik Evropian në Budapest, tha se duhet të gjenden mënyra për kthimin e paqes në Evropë.
Ai theksoi se në samit do të bisedohet për sfidat e sigurisë me të cilat përballet Evropa dhe se disa nga çështjet do të përfshijnë se si Evropa mund të ndërmarrë përgjegjësi më të madhe për sigurinë dhe paqen e saj në të ardhmen, si kontinenti të jetë më i suksesshëm në realizimin e interesave personale dhe të bëhet lojtar i vendosur në diskutime dhe ngjarje të cilat do të vendosin për të ardhmen e tij.
"Këto çështje u bënë veçanërisht aktuale pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA të cilat sapo u mbajtën. E ardhmja e marrëdhënieve tona transatlantike është një komponent i domosdoshëm i arkitekturës evropiane të sigurisë. Përgjigjet e dhëna tani mund ta vendosin të ardhmen e Evropës me dekada. Ne besoni se së bashku mund të jemi më të fortë se vetëm", tha Orban.
Orbani shtoi se Komiteti Politik Evropian duhet të bisedojë për çështjet gjeopolitike, si dhe se liderët i bashkon interesi dhe përgjegjësia e përbashkët për Evropën.
"E dimë se kemi përgjegjësi të përbashkëta dhe ju dëshiroj një diskutim të frytshëm", tha Orban në hapjen e takimit. sa/
foto: EPA