• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Fatmir Limani - ministër i Politkës Sociale, Demografisë dhe Të rinjve

Fatmir Limani - ministër i Politkës Sociale, Demografisë dhe Të rinjve

Shkup, 23 qershor 2024 (MIA) - Fatmir Limani, i cili do ta kryesojë Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve ka lindur në Kërçovë më 14 janar 1973, me vendbanim të përkohshëm në Komunën Petrovec të Shkupit. Ka diplomuar në Fakultetin filozofik në Universitetin e Tetovës, ku u pajis me profesionin profesor i diplomuar i historisë. 

Përvoja e tij e punës filloi në vitin 2005, si drejtues i pompës së benzinës “Golden oil” në Kërçovë, pas çka në vitin 2007 bëhet kryetar i Lëvizjes “NDRYSHE”, si dhe anëtar i Këshillit drejtues të SHA “MEPSO”. 

Në vitin 2011, Limani bëhet zëvendësdrejtor i poërgjithshëm dhe anëtar i Këshillit drejtues të SHA “EMV”, ku kalon dhjetë vite. 

Limani ishte kandidat i pavarur për kryetar të Komunës së Kërçovës në vitin 2021, përderisa në vitin 2022 u bë nënkryetar i Lëvizjes BESA. Në vitin 2024 merr mandatin për deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga radhët e Lëvizjes BESA. 

Në biografinë e bahkangjitur në Kuvend qëndron se gjiha amtare e Linanit është gjjuha shqipe, përderisa njeh gjuhën maqedone, angleze dhe gjermane. Siç është cekur, ai posedon shkathtësi kompjuterike në “Microsoft Оffice - Word”, “Excel”, “Power Point”, “Internet Explorer”, “Windows”, “Outlook Express” dhe të tjera. ab/ 

Foto: МIА arkivi 

 

QËNDRONI TË LIDHUR