• e hënë, 12 gusht 2024

Evakuohen banorët e rajonit të Belgorodit për shkak të sulmeve ukrainase

Evakuohen banorët e rajonit të Belgorodit për shkak të sulmeve ukrainase

Moskë, 12 gusht 2024 (MIA) - Autoritetet ruse kanë evakuuar pjesë të rajonit jugperëndimor Belgorod, i cili ndodhet në kufi me Ukrainën, ka deklaruar sot guvernatori Vzaçeslav Gladkov.

Ai theksoi se banorët e qarkut Krasnozaruzh janë duke u zhvendoset në “vende më të sigurta” për shkak të “aktiviteteve” në këtë zonë nga forcat ukrainase.

Evakuimi vjen pasi trupat ukrainase janë futur 30 kilometra brenda tokës ruse, në atë që është vlerësuar si inkursioni më i madh prej se Moska e nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurt 2022.

Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, e ka pranuar për herë të parë se ushtria e tij është duke kryer ofensivë brenda rajonin perëndimor rus, Kursk.

Gladkov tha përmes një videoje të shtunën se ushtria ukrainase është duke dërguar luftën në “territorin e agresorit”.

Sulmi i Ukrainës në tokën ruse ka hyrë në ditën e shtatë të hënën. Sulmi ukrainas në Rusi e ka zënë Moskën në befasi.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë dje në një komunikatë për media se forcat e saj u përfshirë në luftime me trupat ukrainase në Tolpino, Zhuravli dhe Obshçi Kolodez

Tolpino ndodhet rreth 25 kilometra larg kufirit ukrainas.

Evakuimi i civilëve rusë nga rajonet kufitare me Ukrainën vazhdoi edhe të hënën. Televizioni shtetëror rus transmetoi të dielën pamje të të evakuuarve në kampe në qytetin e Kurskut. Sipas RTR-së, më shumë se 20 qendra të përkohshme akomodimi janë vendosur në këtë rajon. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR