• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në vërshimet në Jemen jetën e humbën 57 persona

Në vërshimet në Jemen jetën e humbën 57 persona

Sana, 12 gusht 2024 (MIA) - Të paktën 57 civilë e humbën jetën në vërshimet e mëdha në Jemen gjatë ditëve të fundit, njoftoi sot Organizata Ndërkombëtare për Emigrim. 

"Vërshimet që filluan në fund të qershorit dhe u forcuan në fillim të gushtit morën të paktën 57 jetë dhe goditën më shumë se 34.000 familje, ndërsa shumë njerëz u zhdukën ose u lënduan", thuhet në kumtesën e agjencisë së KB-së. 

Met Huber, ushtrues detyre i shefit të misionit të organizatës në Jemen, tha se vëllimi i katastrofës dhe nevojave humanitare janë "të mëdha". fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR