• e martë, 24 dhjetor 2024

Franca, Republika Çeke dhe Italia dërgojnë ndihma për zjarret në Greqi

Franca, Republika Çeke dhe Italia dërgojnë ndihma për zjarret në Greqi

Athinë, 12 gusht 2024 (MIA) – Franca, Republika Çeke dhe Italia i janë përgjigjur pozitivisht kërkesës së Greqisë për ndihmë për shuarjen e zjarreve në zonën e Atikës, dërguar përmes Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Siç kumtuan nga Ministria e Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile të Greqisë, kërkesa ishte për ndihmë me mjete ajrore dhe tokësore, pas së cilës Franca do të dërgojë një helikopter të tipit Super Puma me kovë dhe pritet të mbërrijë sonte, nga Italia nesër në mëngjes pritet të mbërrijnë dy aeroplanë kanadezë zjarrfikës, ndërsa Çekia po dërgon 75 zjarrfikës dhe 25 automjete, nëntë prej të cilave janë cisterna.

Gjithashtu, pritet edhe finalizimi i ndihmës nga Spanja dhe Turqia.

Situata me zjarrin në pjesën verilindore të rrethit të Atikës, në rajonin e gjerë të Athinës, mbetet kritike, ndërsa stuhitë e zjarrit, të cilat po përhapen me shpejtësi për shkak të erës, nuk janë vënë ende nën kontroll. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR