Erdogani përsëri bëri thirrje për kushtetutë të re
- - Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan edhe njëherë bëri thirrje për miratimin e një kushtetute të re, njoftojnë mediat turke.
- Post By Fami Bajrami
- 11:53, 23 dhjetor, 2024
Ankara, 23 dhjetor 2024 (MIA) - Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan edhe njëherë bëri thirrje për miratimin e një kushtetute të re, njoftojnë mediat turke.
Ai u bëri thirrje partive opozitare në veçanti të mbështesin propozimin e Partisë së tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) për një kushtetutë të re.
"Edhe pse opozita nuk i dëgjon thirrjet tona të sinqerta, ne kemi nevojë për një kushtetutë demokratike, gjithëpërfshirëse dhe liberale të bërë nga qytetarët", tha Erdogani në fundjavë.
Ai hodhi poshtë akuzat se inciativa ishte diktuar nga motive politike.
"Kushtetuta e re nuk është luks për Turqinë, por një domosdoshmëri që është vonuar prej kohësh", tha Erdogani, cituar nga Huriet.
Erdogan dhe AKP kohë të gjatë kanë kritikuar kushtetutën ekzistuese, kryesisht për shkak se ajo u hartua pas një grusht shteti ushtarak në 1980.
"Rruga drejt miratimit të kushtetutës së re është e ndërlikuar, sepse AKP nuk ka shumicën e nevojshme parlamentare për të shtyrë propozimin. Për të organizuar një referendum për këtë çështje nevojitet mbështetja e më shumë se 30 deputetëve të opozitës.
Kryetari i parlamentit Numan Kurtulmush që nga fillimi i majit ka biseduar me përfaqësuesit e opozitës për propozimin e ri për kushtetutën. rq/
Foto: arkivi i MIA-s