• e diel, 01 shtator 2024

Erdogan paralajmëroi ndërtimin e sistemit të tij të mbrojtjes ajrore - nëse Izraeli ka një "kupollë hekuri", ne do të kemi një "kupollë çeliku"

Erdogan paralajmëroi ndërtimin e sistemit të tij të mbrojtjes ajrore - nëse Izraeli ka një

Ankara, 1 shtator 2024 (MIA) - Turqia do të krijojë sistemin e saj të mbrojtjes ajrore “Kupollë çeliku”, deklaroi sot presidenti turk Rexhep Taip Erdogan.

"Shpresojmë të realizojmë projektin tonë “Kupollë çeliku” me të gjithë komponentët e tij. Nëse Izraeli ka një "kupollë të hekurt", atëherë ne do të kemi një "kupollë çeliku", tha Erdogan në fjalimin gjatë një ceremonie diplomimi në Akademinë e Forcave Ajrore.

Erdogan, siç transmeton Anadolia, theksoi veçanërisht përparimin e bërë nga Turqia në fushën e prodhimit të dronëve.

“Vrulli që kemi arritur në sektorin e mjeteve ajrore pa pilot, ndiqet me zili jo vetëm nga kombet tona mike dhe vëllezër, por edhe nga e gjithë bota”, tha ai.

Erdogan përsëriti angazhimin e Ankarasë për forcimin e mëtejshëm të aftësive ushtarake turke.

“Ne po punojmë për prodhimin, zhvillimin dhe prokurimin e gjithçkaje që kërkon aviacioni ynë, nga raketat e deri te sistemet e mbrojtjes ajrore”, tha Erdogan.

Ai theksoi se Turqia është veçanërisht e përkushtuar ndaj prodhimit në industrinë e mbrojtjes. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR