• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ministria ruse e Mbrojtjes: Mbrëmë janë rrëzuar 158 dronë ukrainas mbi territorin rus

Ministria ruse e Mbrojtjes: Mbrëmë janë rrëzuar 158 dronë ukrainas mbi territorin rus

Moskë, 1 shtator 2024 (MIA) - Mbrojtja ajrore ruse mbrëmë rrëzoi 158 dronë ukrainas në 15 rajone ruse, duke përfshirë dy mbi Moskë, kumtoi sot Ministria ruse e Mbrojtjes.

Ministria përmes Telegramit publikoi se numri më i madh i dronëve, 122, janë rrezuar mbi rajonet Kursk, Brjansk, Voronezh dhe Belgorod, të cilat kufizohen me Ukrainën.

"Mbrojtësit tanë refuzuan tentativën e një sulmi masiv me dronë në territorin e rajonit Brjansk", deklaroi guvernatori, Aleksandar Bogomaz.

Sipas raporteve, është goditur një central i qymyrit në afërsi të qytetit, si dhe rafineria e naftës e cila ndodhet në vetë qytetin.

Barazhi i dronëve erdhi disa ditë pasi Rusia sulmoi infrastrukturën energjetike të Ukrainës me më shumë se 200 dronë dhe raketa në një nga sulmet më të mëdha të këtij lloji që nga fillimi i luftës.

Gjithashtu, vjen gati një muaj pasi Ukraina nisi një ofensivë në rajonin Kursk të Rusisë, ndërsa trupat ruse vazdojnë me përparimin e tyre gradual në Ukrainën lindore.

Agjencitë ruse të lajmeve raportuan gjithashtu se një zjarr shpërtheu në rafinerinë e naftës Kapotnja, ndërsa kryebashkiaku i Moskës Sergej Sobjanin deklaroi se nuk ka të lënduar apo viktima. ls/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR