• e premte, 08 nëntor 2024

Netanjahu: Ai që vret pengje nuk dëshiron marrëveshje

Netanjahu: Ai që vret pengje nuk dëshiron marrëveshje

Tel Aviv, 1 shtator 2024 (MIA) - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu sot deklaroi se Izraeli nuk do të pushojë derisa të gjejë përgjegjësit për vrasjen e gjashtë pengjeve të Hamasit, trupat e të cilëve u gjetën në Rripin e Gazës, duke shtuar se "ai që vret pengje nuk dëshiron marrëveshje".

Netanjahu theksoi se Izraeli është i përkushtuar për arritjen e një marrëveshjeje për lirimin e pengjeve të mbetura dhe ruajtjen e sigurisë së shtetit, transmetojnë mediat britanike.

"Ai që vret pengje nuk dëshiron marrëveshje", deklaroi kryeministri izraelit.

Armata izraelite (IDF) më parë kumtoi se në një tunel në zonën Rafa, në Rripin e Gazës, janë gjetur trupat e gjashtë pengjeve, të kidnapuar nga Hamasi më 7 tetor të vitit të kaluar, ndërsa të cilët janë vrarë pak para se të gjendeshin. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR