• e shtunë, 23 nëntor 2024

Peskov: Në vijim është përgjigjja e Rusisë për sulmin ukrainas ndaj rajonit Kursk

Peskov: Në vijim është përgjigjja e Rusisë për sulmin ukrainas ndaj rajonit Kursk

Moskë, 1 shtator 2024 (MIA) - Rusia tashmë ka reaguar në sulmin e Forcave të armatosura të Ukrainës në rajonin Kursk, deklaroi sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov. 

"Kjo tashmë po ndodh", tha Peskov në një intervistë për televizionin "Rusia-1" i pyetur se kur Rusia do t'i përgjigjet sulmeve të Ukrainës në rajonet kufitare.

Zëdhënësi i Kremlinit theksoi se nuk ka dyshim se veprimet vendimtare të forcave të armatosura ruse do të vazhdojnë, transmetojnë mediat ruse.

Forcat ukrainase më 6 gusht filluan një sulm të papritur në rajoin Kursk në Rusi, ndërsa operacioni i tyre është ende në vijim, Në 25 ditët e fundit, siç paralajmëruan komandantët ushtarakë ukrainas, ata kanë pushtuar 100 vendbanime në rajonin Kursk. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR