• e enjte, 18 korrik 2024

Erdogan: Micotakis “më nuk ekziston” për mua, asnjëherë nuk do të pajtohem për takim me të

Erdogan: Micotakis “më nuk ekziston” për mua, asnjëherë nuk do të pajtohem për takim me të
Ankara, 23 maj 2022 (MIA) – Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, sot deklaroi se kryeministri grek Kirjakos Micotakis, më nuk ekziston për të, pas vërejtjeve dhe kritikave të këtij të fundit ndaj Turqisë gjatë vizitës së tij të paradokohshme në SHBA. Në fjalimin televiziv pas seancës së qeverisë, Erdogan tha se Micotakis ka folur kundër Turqisë dhe ka kërkuar nga Kongresi i SHBA-së që të mos lejojë aeroplanë ushtarakë F-16 t’i shiten Turqisë. “Ai më nuk ekziston për mua. Asnjëherë nuk do të pajtohem të takohem me të. Do të vazhdojmë përpara me politikanë të ndershëm”, tha presidenti i Turqisë, Erdogan. Ai shtoi se mbledhja e Këshillit strategjik e planifikuar të mbahet së shpejti me Greqinë, nuk do të mbahet. Administrata e Xho Bajdenit kërkoi nga Kongresi që t’a miratojë shitjen. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR