• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

EMV ofroi për 7,5 për qind çmim më të lartë të tenderit për furnizim të energjisë elektrike në EVN Houm

EMV ofroi për 7,5 për qind çmim më të lartë të tenderit për furnizim të energjisë elektrike në EVN Houm

Shkup, 30 nëntor 2023 (MIA) - Furnizuesi universal EVN Houm ka pranuar vetëm një ofertë në tenderin për blerjen e energjisë elektrike për të plotësuar nevojat e tregut të rregulluar për gjashtë muajt e parë të vitit të ardhshëm. Ofertuesi SHA EMV ofroi çmimin e blerjes dhe shitjes së energjisë elektrike prej 57 euro për megavat orë, për të mbuluar 95 për qind të sasive totale të planifikuara, që është rreth 7.5 për qind më i lartë se ai i mëparshmi që ishte marrë në qershor të këtij viti në tenderin e fundit të furnizuesit universal, kur SHA EMV ofroi çmimin e shitjes dhe  blerjes prej 53 euro për megavat orë.

Po ashtu, për të mbuluar 5 për qind të mbetura nga gjithsej sasitë e planifikuara, EVN Houm ka pranuar ofertën më të favorshme nga SHA EMV, me çmimin e blerjes dhe shitjes së energjisë elektrike prej 120.01 euro për megavat orë. Në tender përveç SHA EMV ka marrë pjesë edhe Sole24 SHPKNJP.

Për të mbuluar humbjet e energjisë elektrike, Elektroshpërndarësi ka marrë ofertën më të favorshme nga SHA EMV, me çmim prej 105 euro për megavat orë. Më parë ky çmim ishte 100 euro për megavat orë.

Furnizuesi universal në periudhën e ardhshme duhet të llogarisë çmimin e energjisë elektrike që do të vlejë në tregun e rregulluar nga 1 janari. Kontrollin e përllogaritjes do ta bëjë Komisioni Rregullator i Energjetikës, i cili do të përcaktojë çmimin për transmetimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike, të cilat bashkë me çmimin e energjisë elektrike janë pjesë përbërëse e faturave që paguajnë qytetarët. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR