• e diel, 06 tetor 2024

Ekspozita e Ilirjan Beqirit dhe Agron Abdulit në QIK të RMV-së në Sofje

Ekspozita e Ilirjan Beqirit dhe Agron Abdulit në QIK të RMV-së në Sofje

Shkup, 3 tetor 2024 (MIA) - Në galerinë e Qendrës Informative-Kulturore të RMV-së në Sofje, sot do të hapet ekspozita "Motivet nga nënqielli i Pollogut" i artistëve figurativ, Ilirjan Beqiri dhe Agron Abduli.

Dy artistët nga Tetova do të ekspozojnë rreth njëzet vepra nga opusi i tyre i fundit figurativ. Në ekspozitë do të mund të shihen pikturat e Ilirjan Beqirit, të punuara në teknikën e ngjyrave me vaj në pëlhurë dhe pikturat e Agron Abdulit, të punuara në teknikën e ngjyrave akrilike në pëlhurë.

Në hapjen e ekspozitës do të marrin pjesë dy artistët figurativ- pedagogë, të cilët do të njohin publikun me artin, krijimtarinë dhe veprimtarinë e tyre.

Ilirjan Beqiri diplomoi në vitin 1998 në Universitetin e Tetovës, dega pikturë, në klasën e prof. Tahir Emra, ku kreu studimet pasuniversitare. Jeton dhe punon në Tetovë si profesor në Fakultetin e Arteve figurative në Universitetin e Tetovës. Ka realizuar disa ekspozita individuale dhe ka qenë pjesëmarrës në shumë ekspozita grupore brenda dhe jashtë vendit (Tiranë, Prishtinë, Paris, Berat, Prizren, Stamboll). Që nga viti 2007 është anëtar dhe pjesëmarrës aktiv në ekspozitat e SHAFM-it. Prej vitit 2019 është kryetar i SHAFT-Tetovë.

Agron Abduli diplomoi në vitin 1999 në Fakultetin e artit figurativ, pikturë, në Universitetin e Tetovës, në klasën e mësuesit të njohur prof. Tahir Emra. Studimet pasuniversitare, pikturë, i kreu në vitin 2002 tek i njëjti profesor në Fakultetin e Arteve në Prishtinë. Punon si profesor në Fakultetin e Arteve, art figurativ, në Universitetin e Tetovës. Ai realizoi disa ekspozita të pavarura dhe mori pjesë në një numër të madh ekspozitash kolektive dhe koloni artistike brenda dhe jashtë vendit. Është anëtar aktiv i Shoqatës së Artiit Figurativ të Tetovës dhe Shoqatës së Artit Figurativ të Maqedonisë. rq/bsh/

Foto: QIK dhe RMV në Sofje 

QËNDRONI TË LIDHUR