• e enjte, 03 tetor 2024

Lutkov do të japë llogari për punën e bërë deri më 10 tetor, menjëherë pastaj edhe konferencë për media për Sallën Universale

Lutkov do të japë llogari për punën e bërë deri më 10 tetor, menjëherë pastaj edhe konferencë për media për Sallën Universale

Shkup, 2 tetor 2024 (MIA) – Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov paralajmëroi se më 10 tetor do të ketë llogaridhënie komplete për punën e bërë nga ana e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, ndërsa disa ditë më vonë, në një konferencë të veçantë për media  do t’i zbardh hapat e ardhshëm për rivendosje në funksion të Sallës Universale. 

Ai sot gjatë vizitës së tij në IK Opera dhe Baleti Kombëtar, në pyetjen e gazetarëve kur do të vihet në funksion Salla Universale, theksoi se e njëjta është marrë jashtëligjshëm, ndërsa sqarim më të hollësishëm paralajmëroi menjëherë pas 10 tetorit. 

Универзална сала веќе седум години е вон функција. Како објект што го претставува срцето на Скопје, треба да се надминат многу разлики  и да се продолжи со проектот кој е веќе е постоен и одо

"Argumentet janë në anën tonë, jo vetëm nga profesionistë të punësuar në Ministrinë e Kulturës, por edhe nga shtëpi të tjera konsulente dhe juristë. Unik është fakti që Salla Universale është marrë në mënyrë të paligjshme. Por do të them sërish, menjëherë pas datës 10 tetor, kur do të publikohet raporti i Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, për disa ditë do të mbajmë një konferencë të posaçme për media ku do të tregojmë hapat, çfarë gjetëm, çfarë procesi kemi gjetur nga Salla Universale, cilat janë pasojat e marrjes së tillë të paligjshme dhe cilat do të jenë hapat e shpejtë për ta rikthyer në funksion dhe rindërtimin e Sallës Universale. Nuk po flasim për një projekt të ri, nuk po flasim për shembje. Po flasim vetëm për marrjen me ligj të këtij projekti ekzistues që kemi tani, që edhe ne të jemi të sigurt dhe korrekt para ligjit. Të mund të vazhdojmë logjikisht siç duhet", deklaroi Lutkov. fc/

Fotografia: MIA, Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR