• e enjte, 26 dhjetor 2024

Pjetri dhe ujku, shfaqja simfonike për fëmijë nesër në Tetovë

Pjetri dhe ujku, shfaqja simfonike për fëmijë nesër në Tetovë

Shkup, 3 tetor 2024 (MIA)- Në kuadër të programit vjetor të I.N. Ansambli Muzikor në Republikën e Maqedonisë së Veriut – Tetovë nesër në skenën e Qendrës për Kulturë në Tetovë do të shfaqet përralla simfonike për fëmijë “Pjetri dhe Ujku”, një koncert i dedikuar për publikun më të ri.

Orkestra kamertale nën drejtimin e dirigjentëve Agona Çupi dhe Angel Spiroski, së bashku me narratorin Rrahim Ramadani, do t’i udhëheqin fëmijët në botën e mrekullueshme të muzikës klasike të Sergei Prokofievit, në dy shfaqje, një në gjuhën maqedonase dhe shqipe.

Përalla simfonike “Pjetri dhe Ujku” është një histori interesante dhe humoristike për djaloshin e guximshëm Pjetrin, i cili me ndihmën e kafshëve dhe gjuetarëve përpiqet të kapë ujkun e keq.

Çdo personazh në histori paraqitet me një instrument muzikor, të cilat së bashku formojnë një shoqëri muzikore të hareshme dhe të guximshme.

Ky është një koncert edukativ që në një mënyrë unike i njeh fëmijët me muzikën klasike, me instrumentet muzikore, tonin e tyre dhe mundësinë për të përjetuar karakteret e përshkruara me muzikë.

Narrativi i gjallë i tërheq dëgjuesit e rinj në një aventurë, duke theksuar tema si: guximi, miqësia dhe rëndësia e të menduarit kritik.

Përralla simfonike “Pjetri dhe Ujku” në gjuhën shqipe do të interpretohet nesër nga ora 16 dhe në gjuhën maqedonase nga ora 17.

Hyrja është falas. Koncerti është i dedikuar për fëmijë të moshës së hershme shkollore mbi 6 vjeç.

QËNDRONI TË LIDHUR