Drejtori i BSP-së Janev pjesëmarrës në Kuvendin e dytë të përgjithshëm të Asociacionit të shefave të policive për vendet nga EJL - SEPKA
- Post By Arta Bunjaku
- 17:24, 12 dhjetor, 2024
Shkup, 12 dhjetor 2024 (MIA) - Drejtori i Byrosë prë siguri publike pranë MPB-së, Aleksandar Janev sot në Beograad mori pjesë në Asamblenë e dytë të përgjithshme të Asociacionit të shefave të policive të vendeve nga EJL - SEPKA, në kuadër të kryesimit serb me këtë nismë, që përndryshe mbahet me mbështetje të partnerëve strategjik dhe organizatave si INTERPOLI, OSBE-ja, Ambasada e SHBA-së në Beograd dhe projekti rajonal EU4FAST.
Nga MPB kumtuan se drejtori Janev, në fjalimin e tij posaçërisht e apostrofoi rolin e policisë së Maqedonisë së Veriut në zhvillimin e rpoblematikave të rëndësishme të identifikuara në kuadër të SEPKA-s. Me atë rast, ai foli para së gjithash për shkatërrimin e tregtisë me njerëz dhe kontrabandimin e emigrantëve, më aps për vlerësimet e kërcënimeve të sigurisë për rajonin e SEPKA 2024, si dhe rreth domosdoshmërisë nga synergjia rajonale në luftën kundër të gjitha formave të krimit përfshirë edhe krimin kibernetik.
Sipas Janevit, vetëm me bashkëpunim të përbashkët, të hapur dhe intensiv, me pakësim të procedurave burokratike, mund të spikaten të gjitha sfidat e mundshme që i prodhojnë llojet e ndryshme të krimit të organizuar dhe transnacional, që praktikisht do të demonstrojmë përkushtim të përbashkët për anulim të plotë të këtzyre formave të krimit serioz.
Në kuadër të përkushtimit të policisë së Maqedonisë së Veriut për vendosje të partneriteteve të vendosura të fuqishme në rajon dhe më gjerë, para së gjithash në itneres të ndërtimti të një rajoni më të sigurt, përkatësisht jetë më të sigurt të të gjithë qytetarëve dhe të ardhmes më të sigurt të gjeneratave që vijnë, njeriu i parë i Byrosë për siguri publike Janev në margjina të ngjarjes ka pasur disa takime bilaterale, si me kolegët e vet nga Republika e Bullgarisë dhe Republika e Shqipërisë, ashtu edhe me Kryetarin e INTERPOL-it, Ahmet Nase Al Raisi dhe nënkryetarin e Interpolit për Afrikë, Muhamed Dkisi, me qëllim të vazhdimit të diskutimit të filluar jetësor për rritje të kapaciteteve të policisë së maqedonisë së Veriut, me implementimin dhe përdorimin e veglave bashkëkohore digjitale për detektim të shpejtë dhe preciz të rreziqeve të sigurisë për sigurinë publike.
Përndryshe, Asambleja e përgjithshme e SEPKA e përshëndeti ministrin e Punëve të jashtme të R. të Serbisë, Ivica Daçiq, ndërsa pas përfundimit të ngjarjes prezantimin formal me SEPKA e mori policia e R. të Shqipërisë. ab/
Foto: МРB