• e martë, 02 korrik 2024

Drejtoresha e Zyrës ndërkombëtare të Asociacionit amerikan për psikologji, Amanda Klinton e vizitoi UT-në

Drejtoresha e Zyrës ndërkombëtare të Asociacionit amerikan për psikologji, Amanda Klinton e vizitoi UT-në

Tetovë, 31 maj 2024 (MIA)- Profesoresha amerikane Amanda Klinton e vizitoi Universitetin e Tetovës. Ajo fillimisht realizoi një takim me Prorektorin për Arsim Prof. Dr. Ibrahim Nezirin, udhëheqësin e Zyrës për arsim Mr. Sc. Naser Ramadani, prodekanen për arsim të Fakultetit Filozofik Doc. Dr. Fitore Bajrami-Abdi, prodekanin për shkencë Prof. Dr. Musa Musai dhe shefin e programit studimor të Psikologjisë, Prof. Dr. Lulzim Murtezani.

Fillimisht Prorektori për Arsim e njoftoi znj. Klinton e cila njëherit është edhe drejtoreshë e Zyrës Ndërkombëtare të Asociacionit Amerikan për Psikologji për përfshirjen e ekipeve hulumtuese në hulumtime longitudanale dhe për rëndësinë e rezultateve në përfshirje të politikëbërjes. Gjithashtu u shqyrtua mundësia e bashkëpunimit mes Universitetit të Tetovës dhe Asociacionit Amerikan të Psikologjisë. Ndërsa znj. Klinton përshëndeti idenë e bashkëpunimit frytdhënës në aspekt të hulumtimeve të përbashkëta mes dy institucioneve.

Më pas, ajo para studentëve të programit studimor të Psikologjisë dhe shërbimeve profesionale të shkollave të vendit tonë realizoi një ligjëratë profesionale me temë: “Zhvillimi dhe ndërhyrja socio-emocionale te fëmijët dhe të rinjtë". Gjatë ligjëratës theks të veçantë i kushtoi zhvillimit socio-emocional që në fëmijërinë e hershme, ngase një zhvillim i tillë do të reflektonte edhe në mirëqenien e tyre psiko-sociale.

Po ashtu u diskutua për rolin mbështetës të politikëbërjes në krijimin e programeve që mbështesin zhvillimin socio-emocional. Ligjërata ishte interaktive, studentët parashtruan pyetje të ndryshme rreth kësaj teme ndërsa në përmbyllje të ligjëratës zonjës Klinton në shenjë respekti iu nda mirënjohje për kontributin e dhënë.

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR