• e shtunë, 23 nëntor 2024

DPHM: Gushti këtë vit ishte me temperatura të larta ekstreme dhe me reshje të shiut mesatare deri në thatësi

DPHM: Gushti këtë vit ishte me temperatura të larta ekstreme dhe me reshje të shiut mesatare deri në thatësi

Shkup, 16 shtator 2024 (MIA) - Në pajtim me matjet dhe vëzhgimet e stacioneve meteorologjike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, muaji gusht i këtij viti, karakterizohet si jashtëzakonusht i nxehtë dhe mesatarisht me shi deri në muaj të thatë, në krahasim me vlerat shumëvjeçare mesatare prej vitit 1991 deri në vitin 2020, kumtoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike.

Temperatura mesatare e muajit sillej prej 18,2 gradë në Llazaropole deri 28 gradë në Gjevgjeli. Krahasuar me temparaturat mesatare të muajit gushtit, për periudhë tridhjetëvjeçare (1991-2020), temperatura e këtij viti ishte 1,8 gradë mbi mesataren në nivel të shtetit.

"Temperatura më e lartë maksimale ishte matur më 16 gusht në Demir Kapi dhe ishte 42,2 gradë. Është vërejtur, prej 11 deri më 18 gusht valë e të nxehtit. Temperatura më e ulët minimale gjatë muajit ishte matur në Berovë, më 1 gusht, dhe ishte 8,5 gradë", kumtoi DPHM.

Nga atje theksojnë se në muajin gusht të këtij viti, shuma mesatare e reshjeve në shtet sillej prej 10 milimetra në Manastir deri 53 milimetra në Kriva Pallankë. Reshjet ishin me shi dhe breshër. Sasia maksimale ditore e reshjeve prej 35 milimetrave ishte regjistruar në Kriva Pallankë më 20 gusht.

Krahasuar me vlerën mesatare të muajve gusht për një periudhë disavjeçare (1991-2020), shtojnë nga DPHM, shuma e matur mujore e reshjeve ishte më e vogël për 30 për qind nga mesatarja në nivel të shtetit. ab/

Foto: МIА arkivi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR