• e enjte, 25 korrik 2024

Demokratët do të nominojnë zyrtarisht Harisin dhe kandidatin për nënpresident deri më 7 gusht

Demokratët do të nominojnë zyrtarisht Harisin dhe kandidatin për nënpresident deri më 7 gusht

Uashington, 25 korrik 2024 (MIA) - Komiteti për Rregulla i Partisë Demokratike ka miratuar planin për të nominuar zyrtarisht Kamala Harisin si kandidate presidenciale që nga 1 gushti, kurse ajo do të ketë afat deri më 7 gusht për të zgjedhur një kandidat për nëndëspresident. Ndërsa konventa e partisë do të mbahet nga data 19 deri më 22 gusht në Çikago.

Haris tashmë po mban tubime parazgjedhore, kurse  fushata e saj kumtoi se që nga e mbrëmja e së dielës kishte mbledhur më shumë se 100 milionë dollarë,

Sipas anketës së re të Rojters dhe Ipsos, Haris ka një epërsi të ngushtë ndaj republikanit Donald Tramp në garën presidenciale. Haris kryeson para Tramp me 44 për qind përkundër 42 për qind në mesin e votuesve të regjistruar.

Në të njëjtën kohë, republikanët e akuzuan atë për kryerjen e "shkeljes më të madhe financiare të fushatës në historinë amerikane" duke marrë nën kontroll rreth 100 milionë dollarë nga llogaria për fushatën e Bajdenit. ls/

foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR