• e premte, 26 korrik 2024

NATO: Nuk ka indikacione për ndonjë sulm të qëllimshëm në territorin e Aleancës

NATO: Nuk ka indikacione për ndonjë sulm të qëllimshëm në territorin e Aleancës

Bruksel, 25 korrik 2024 (MIA) - Nuk ka indikacione për ndonjë sulm të qëllimshëm në territorin e një shteti anëtar të NATO-s, deklaroi sot zëdhënësi i Aleancës, pas gjetjes së mbetjeve të një droni rus në Rumani në afërsi të kufirit me Ukrainë.

Zëdhënësi theksoi se incidentet e shkaktuara nga dronët rusë që kanë hyrë në hapësirën ajrore të Rumanisë janë "të papërgjegjshme dhe potencialisht të rrezikshme" dhe se në ditët e fundit NATO i kishte rritur masat e monitorimit, duke përfshirë patrullimet ajrore.

Më herët sot, Ministria rumune e Mbrojtjes njoftoi se mbetjet e një droni rus u gjetën pranë qytetit Plauru afër kufirit me Ukrainën, pas sulmit rus të mërkurën në mbrëmje kundër infrastrukturës civile dhe portuale në Ukrainë. mb/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR