• e enjte, 26 dhjetor 2024

Lajçakut i vazhdohet mandati si përfaqësues i posaçëm për dialogun Prishtinë-Beograd

Lajçakut i vazhdohet mandati si përfaqësues i posaçëm për dialogun Prishtinë-Beograd

Bruksel, 26 korrik 2024 (MIA) - Këshilli i BE-së sot solli vendim për vazhdim të mandatit të përfaqësuesit të posaçëm të Unionit për dialogun Prishtinë-Beograd dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçak deri më 31 janar të vitit 2025.

Diplomati sllovak në këtë detyrë për herë të parë ishte emëruar më 2 prill 2020, ndërsa mandati i tij duhej të skadontenë shtator dhe ta ndërmerrte detyrën ambasador i BE-së në Zvicër.

Krahas mandatit të Lajçakut, Këshilli i vazhdoi edhe mandatet e përfaqësuesve të posaçëm të BE-së për Sahel dhe Bririn e Afrikës, Emanuela Klaudia Del Re dhe Anet Veber. Mandati i Del Re është vazhduar deri më 30 nëntor 2024, ndërsa i Veberit deri më 31 gusht 2026. Që të dyjat për herë të parë janë emëruar në këto detyra më 21 qershor 2021.

Plotësisht, Këshilli përfaqësues të ri të posaçëm të BE-së për Kosovë e emëroi diploamtin estonez Aivo Orav, i cili më 1 shtator në këtë detyrë do ta trashëgojë Tomash Shunjog. Orav i cili për momentin është përfaqësues i përhershëm i Estonisë në BE, paraprakisht ishte edhe shef i delegacionit të Unionit në Podgoricë dhe Shkup.

Në të njejtën kohë, në vendin e Johan Satlerit, për përfaqësues të ri të posaçëm të BE-së në Bosnjë e Hercegovinë është emëruar Luixhi Soreka, i cili është punësuar në Shërbimin evropian për politikë të jashtme (EEAC). Paraprakisht, ai i ka kryer detyrat e të dërguarit të posaçëm të BE-së për dimension të jashtëm të emigracionit dhe shef i delegacionit të Unionit në Shqipëri.

Këshilli i emëroi edhe diplomatin suedez Johan Borgshtam përfaqësues të ri të posaçëm të BE-së për rajonin afrikan të liqebeve të mëdha dhe çeken Magdalena Grono përfaqësuese të posaçme të Unionit për Kaukazin Jugor dhe krizën në Gjeorgji. ab/

Foto: МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR