• e premte, 26 korrik 2024

Tramp bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm të luftës së Izraelit me Hamasin

Tramp bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm të luftës së Izraelit me Hamasin

Uashington, 25 korrik 2024 (MIA) - Kandidati i Partisë Republikane për president të SHBA-së, Donald Tramp, bëri thirrje në armëpushim të luftës ndërmjet Izraelit dhe Hamasit dhe kthim të pengjeve, një ditë para takimit me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu.

Ai shtoi se Izraeli duhet më mirë të menaxhojë me "marrëdhëniet e tij me opinionin" njoftuan mediat izraelite.

Tramp beson se lufta duhet menjëherë të përfundojë, sepse siç tha "janë shkatërruar nga ai publicitet Izraeli nuk është shumë i mirë në marrëdhëniet me opinionin".

Në një intervistë për Foks njuz, ish presidenti amerikan i kritikoi demonstrantët të cilët protestuan gjatë fjalimit të Netanjahut në Kongresin amerikan të mërkurën, duke kërkuar dënim me burg për një vit për përdhosjen e flamurit amerikan.

Disa demonstrantë i nxorën flamujt amerikan nga shtizat e tyre dhe i zëvendësuan me flamuj palestinezë.

Tramp shtoi se vendet si Rusia, Kina dhe Koreja e Veriut po "qeshin me SHBA-në" për "shtypjen e dobët të një aktiviteti të tillë". sa/

Foto. Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR