• e enjte, 26 dhjetor 2024

Rritet numri i të hospitalizuarve dhe të vdekurve nga Kovid-19 në Greqi

Rritet numri i të hospitalizuarve dhe të vdekurve nga Kovid-19 në Greqi

Athinë, 25 korrik 2024 (MIA) - Për një javë, 788 persona janë hospitalizuar me Kovid-19 në Greqi, ndërsa nga virusi kanë vdekur 35 persona, sipas raportit javor të Organizatës Kombëtare për Shëndet Publik (EODI), njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Edhe këtë javë, njejtë sikur javën e kaluar, ka trend të rritjes së të infektuarve, të hospitalizuarve dhe të vdekurve, sipas raporteve zyrtare për periudhën nga data 15 deri më 21 korrik të këtij viti.

Sipas EODI pozitiviteti i të gjitha mostrave shënon rritje krahasuar me një javë më parë.

Lidhur me 788 personat e hospitalizuar, gjithashtu ka rritje, duke e marrë parasysh atë që mesatarja në katër javët e mëparshme ishte 551 pacientë, ndërsa sërish, në aparate ishin të kyçur gjashtë persona.

Për një javë nga Kovid-19 vdiqën 35 persona, ndërsa numri mesatar javor i rasteve të vdekjes në katër javët paraprake ishte 23.

Nga Organizata Kombëtare për Shëndet Publik të Greqisë grupeve të rrezikuara të popullatës u rekomandojnë t'i ndjekin masat parandaluese kundër infeksioneve respiratore dhe në kohë të kërkojnë ndihmë mjekësore gjatë paraqitjes së simptomave, ndërsa popullatës së përgjithshme i rekomandojnë gjatë pranisë së simptomave të infeksionit respirator t'i kufizojnë kontaktet me personat që u përkasin kategorive të rrezikuara. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR