• e enjte, 26 dhjetor 2024

Demiri: Inspektime të përforcuara në kopshtet në nivel shtetëror, jo vetëm në Shkup

Demiri: Inspektime të përforcuara në kopshtet në nivel shtetëror, jo vetëm në Shkup

Shkup, 11 mars 2024 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri deklaroi sot se inspektime të përforcuara në kopshte do të ketë në nivel shtetëror, jo vetëm në Shkup, që të zbulohen fëmijët e pavaksinuar kundër pertusis - ose siç e njohim në popull kolla e mirë.

"Mendoj se e kemi organizuar tashmë këtë dy javë më parë. Është java e tretë që jam ministër i Shëndetësisë.Duhet ta keni këtë parasysh. Pasi erdha, menjëherë fillova me këtë. Jo vetëm në territorin e Shkupit ku është shpallur epidemi, por në nivel shtetëror do të intensifikohen inspektimet dhe do të kërkoj që ata që nuk janë të vaksinuar të vaksinohen në çdo mënyrë. Po, fëmijët që nuk janë vaksinuar do të kthehen nga kopshti edhe në qytete të tjera. Kemi nënshkruar një urdhër të tillë" iu përgjigj ai pyetjes së gazetarit se a janë të vonuara masat, inspektimet e jashtëzakonshme të ISHSSH-së në kopshte, për të mos pranuar fëmijë pjesërisht apo tërësisht të pavaksinuar.

Demiri përkujtoi se ka pasur edhe më parë deklarata publike se duhen të kthehen nga kopshti ata fëmijë, të cilët nuk janë të vaksinuar, prandaj bëri thirrje që të rritet vetëdija dhe rëndësia e asaj çka nënkupton vaksinim.

Duke pasur parasysh atë që prej sot ISHSSH do të japë vendim për ndalim të fëmijëve në kopsht, ai ishte pyetur nëse ka të dhëna se sa vendime janë dhënë deri më tani, për çka, Demiri u përgjigj se nuk ka të dhëna.

I pyetur rreth mjekëve të rinj të cilët janë të detyruar të kalojnë praktikë të paguar, Demiri tha se kanë kërkuar, për shkak të asaj që tashmë në territorin e qytetit të Shkupit tashmë kemi epidemi të shpallur, të rritet numri i pikave të vaksinimit që të mundemi ta rrisim numrin e vaksinimit. 

"Kërkuam nga Ministria e Financave dhe Fondi i Shëndetësisë dhe kjo ka kaluar në mbledhje të qeverisë, presim miratim nga KSHPK. Nëse marrim përgjigje pozitive nga KSHPK, atëherë munden në mënyrë komode mjekët e rinj të angazhohen në pikat e vaksinimit dhe të rritet numri i vaksinimit", nënvizoi Demiri.

Ai theksoi edhe se me këtë edhe mjekët e rinj do të jenë të kënaqur me kryerjen e praktikës dhe kompetentët me rritjen e numrit të personave të vaksinuar. fc/

Foto dhe video: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR